Ja kush do të jetë drejtoresha e re e Klinikës së Gjinekologjisë

Viktoria Jovanovska do të jetë drejtoresha e re e Klinikës së Gjinekologjisë ku deri tani drejtoreshë ka qenë Maria Haxhi Leka, mëson në mënyrë jozyrtare Fokus, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave të Fokusit, mbrëmë vonë rreth orës 1 është sjellë vendimi për shkarkimin e shumë drejtorëve të Klinikave të Shkupit dhe shtëpive shëndetësore të shtetit dhe kështu pritet që ditëve të ardhshme të vendosen drejtorë të rinj.

Vala e re e ndërrimeve të drejtorëve vjen prej kur ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në disa raste deri tani ka paralajmëruar emërimin e kuadrove të reja, të cilët do të jenë para se gjithash profesionit në punën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button