Maduro shpalli fitore të zgjedhjeve për Kuvendin kushtetues

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro shpalli fitore në zgjedhjet për Kuvendin kushtetues.

“Kemi Kuvend kushtetues. Kjo është fitorja më e madhe, që revolucioni e realizon në historinë e saj 18-vjeçare”, deklaroi Maduro, duke iu drejtuar qindra ithtarëve në Karakas, pasi Komisioni zgjedhor njoftoi se jehona ka qenë 41,5 për qind.

Opozita pohon se jehona ka qenë rreth 12 për qind.

Maduro nuk është i popullarizuar midis qytetarëve të Venezuelës për shkak të kolapsit ekonomik në katër vitet e fundit prej që kur është në pushtet. AI insistoi për votimin e djeshëm me qëllim që të formohet kuvend i cili do të kishte autorizime të gjera edhe krahas kanosjeve nga sanksione amerikane dhe protestat disamuajshe të opozitës.

Kritikët paralajmërojnë se kuvendi kushtetues do t’i mundësojë Maduros që ta shpërbëjë Kongresin, ku shumicë ka opozita, t’i prolongojë zgjedhjet dhe t’i ndryshojë rregullat zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button