VMRO-DPMNE nuk do ta përkrah marrëveshjen me Bullgarinë në Kuvend

Komiteti Qendror (KO) i VMRO-DPMNE-së, ka vendosur që partia të mos e përkrah marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

VMRO-DPMNE, nëpërmjet një kumtesë thotë se është mirë që të nënshkruhet marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë për shkak të përforcimit të bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy shteteve dhe se, gjithsesi paralajmërimi i Bullgarisë se Maqedoninë më fuqishëm do ta mbështesin në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, por jo nën kushtet që janë të shkruara në tekstin e marrëveshjes.

“Nëse punët ngelin kështu, KO i VMRO-DPMNE-së ka marrë vendim që edhe përskaj dëshirës dhe vullnetit të sinqertë, VMRO-DPMNE nuk do të mundet ta përkrah këtë marrëveshje në Kuvend. Me dispozitat e tanishme të kësaj marrëveshje, ndoshta jo menjëherë, por për një ose më shumë vite nga nënshkrimi i saj, në kohën e zbatimit të saj, Maqedoni do të përballet me probleme serioze, zgjidhja e të cilave do të jetë në dëm të Maqedonisë. VMRO-DPMNE nën këto kushte nuk do që ta ndajë përgjegjësinë që LSDM-ja do ta ketë përpara qytetarëve të Maqedonisë dhe popullit maqedonas, në situatë kur LSDM shkon kundër vullnetit të shumicës së qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.

LEXO: Kryeministri Zaev prezantoi përmbajtjen e Marrëveshjes me Bullgarinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button