Ndryshimet e botës deri në vitin 2030

Zhvillimet e shumta në fusha të ndryshme do të sjellin ndryshime në jetën tonë, ndoshta më shumë seç e imagjinojmë. Në një postim në faqen e tij, Udo Gollub, CEO i 17 Minute Languages, përshkruan disa nga këto ndryshime, nga janë marrë këto pika…

Software-t do të shkatërrojnë shumicën e industrive tradicionale në 5-10 vitet e ardhshme.

Uber është thjesht një instrument software, ata nuk zotërojnë asnjë makinë dhe tani janë kompania më e madhe e taksive në botë, transmeton Revistaclass.al

Airbnb është tani kompania më e madhe e hoteleve në botë, edhe pse nuk kanë asnjë pronë.

Inteligjenca artificiale: Kompjuterat janë bërë shumë më të aftë në të kuptuarit e botës. Së fundmi, kompjuteri ka mundur lojëtarin më të mirë të lojës Go në botë, 10 vjet më herët sesa pritej.

Në Amerikë, juristët e rinj nuk po gjejnë punë. Sepse për shkak të IBM Watson, ti mund të marrësh këshilla ligjore (deri tani për çështje deri diku të thjeshta) brenda disa sekondave, me 90% saktësi, ndërsa kur merren nga njerëzit saktësia është 70%.

Kështu që, rekomandon artikulli, nëse po studioni drejtësi, ndaloni menjëherë. Do të ketë 90% më pak juristë në të ardhmen, do të mbeten vetëm specialistët.

Watson tashmë ndihmon infermieret të diagnostikojnë kancerin, 4 herë më saktë sesa infermieret njerëz. Facebook tani ka një program njohjeje që mund t’i njohë fytyrat më mirë sesa njerëzit. Në 2030, kompjuterat do të bëhen më inteligjentë sesa njerëzit.

Makinat autonome: Në vitin 2018 do të shfaqen makinat e para me vetëdrejtim për publikun. Afër vitit 2020, e gjithë industria do të nisë të shkatërrohet. Ti nuk do duash më një makinë. Ti do telefonosh një makinë, ajo do të vijë aty ku je dhe do të çojë në vendin që do. Nuk do kesh nevojë ta parkosh, ti vetëm do paguash për distancën e përshkuar dhe do të jetë produktive ndërsa vazhdon. Fëmijët tanë nuk do marrin patentë dhe nuk do blejnë makinë.

Kjo do të ndryshojë qytetet, sepse do na duhen më pak makina, deri 90-95%. Ne mund të shndërrojmë parkingjet në parqe. 1.2 milionë njerëz vdesin çdo vit në aksidente në gjithë botën. Tani kemi një aksident çdo 60,000 milje (100,000 km), me makinat autonome kjo do të bjerë në një aksident në 6 milionë milje (10 milion km). Kjo do të shpëtojë një milion jetë çdo vit.

Shumica e kompanive të makinave ndoshta do të falimentojnë. Kompanitë tradicionale të makinave ndjekin qasjen evolucioniste dhe thjesht ndërtojnë një makinë më të mirë, ndërsa kompanitë teknologjike (Tesla, Apple, Google) do të bëjnë qasjen revolucionare dhe do ndërtojnë një kompjuter në rrota.

Shumë inxhinierë të Volksagen dhe Audi janë të frikësuar nga Tesla.

Kompanitë e sigurimeve do të kenë probleme të mëdha sepse pa aksidente, sigurimi do të bëhet 100x më i lirë. Modeli i biznesit të tyre do zhduket.

Pronat e patundshme do të ndryshojnë. Nëse mund të punohet rrugës për në punë, atëherë njerëzit do të shkojnë shumë më larg për të jetuar në një lagje më të bukur.

Makinat elektrike do të bëhen mainstream rreth vitit 2020. Qytetet do kenë më pak zhurma për shkak se të gjitha makinat e reja do punojnë me elektricitet. Elektriciteti do të bëhet jashtëzakonisht i lirë dhe i pastër: prodhimi diellor ka qenë në një ngritje eksponenciale për 30 vjet, por tani ti mund të shohësh ndikimin e vërtetë.

Vitin e kaluar, u instalua më shumë energji diellore sesa fosile.

Kompanitë energjetike po përpiqen dëshpërimisht të kufizojnë aksesin në rrjet për të parandaluar konkurrencën nga instalimet diellore në shtëpi, por kjo nuk mund të zgjasë. Teknologjia do të kujdeset për këtë strategji.

Me elektricitetin e lirë vjen uji i lirë dhe i bollshëm. Shkripëzimi i ujit të detit tani kërkon vetëm 2kWh për metër kub (0.25 cent). Ne nuk kemi mungesa uji në shumicën e vendeve, ne kemi vetëm mungesa uji të pijshëm. Mendoni si do të jetë nëse kushdo mund të ketë ujë të pastër sa të dojë, afërsisht pa kosto.

Shëndeti: Çmimi The Tricorder X do të shpallet gjatë këtij viti. Disa kompani do të ndërtojnë një pajisje mjekësore, të quajtur “Tricorder” nga Star Trek, që punon me telefonin tënd, që skanon retinën tënde, kampionin e gjakut dhe ti lëshon frymë te ajo.

Më pas ajo analizon 54 biomarker-a që do të zbulojnë thuajse çdo sëmundje. Do të jetë e lirë, kështu që brenda pak vitesh, kushdo në planet do të ketë akses në analizat mjekësore, gati falas. Mirupafshim, establishmenti mjekësor!

Printimi 3D: Çmimi i printerit 3D më të lirë ka zbritur nga 18,000 $ në 400 $ brenda 10 vitesh. Në të njëjtën kohë, u bë 100 herë më i shpejtë. Të gjitha kompanitë e mëdha të prodhimit të këpucëve kanë nisur tashmë të printojnë këpucë.

Disa pjesë aeroplanësh janë të printuara 3D në aeroporte të ndryshme. Stacioni hapësinor tani ka një  printer që eliminon nevojën për sasinë e madhe të pjesëve të këmbimit.

Në fund të këtij viti, telefona të rinj smart do të kenë mundësinë e skanimit 3D. Pastaj ti do mund të skanosh 3D, këmbët dhe të printosh këpucët e tua të përkryera në shtëpi.

Në Kinë, kanë arritur të printojnë 3D dhe të ndërtojnë një ndërtesë të tërë me gjashtë kate. Në vitin 2027, 10% e gjithçkaje që do prodhohet do të jetë e printuar 3D.

Mundësitë e bizinesit: Nëse mendon për të hapur një degë biznesi niche, pyet veten: “në të ardhmen, do jetë ajo?” dhe nëse përgjigjja është po, si mund ta hapësh sa më shpejt?

Nëse nuk funksionon me anë të telefonit, harroje idenë. Dhe çdo ide e projektuar për sukses në shekullin e 20-të është e destinuar të dështojë në shekullin e 21-të.

Puna: 70-80% e profesioneve do të zhduken në 20 vitet e ardhshme. Do të ketë shumë profesione të reja, por nuk është e qartë nëse do të ketë mjaftueshëm në një kohë kaq të shkurtër.

Agrikultura:  Do të ketë një robot agrikulturor 100 $ në të ardhmen. Fermerët në shtetet e botës së 3-të mund të bëhen pastaj menaxherë të fushave të tyre në vend që të punojnë gjithë ditën në këto fusha.

Aeroponikët, serat pa tokë, do të kenë nevojë për më pak ujë. Pjata e parë Petri që prodhon mish është realizuar dhe do të jetë më e lirë sesa lopa që prodhon mish në vitin 2018. Aktualisht, 30% e gjithë sipërfaqeve agrikulturore përdoret për gjedhët. Mendoni sikur mos të kemi më nevojë për atë hapësirë. Ka startup-e të ndryshme që do të sjellin proteinën e insekteve në treg së shpejti. Ajo përmban më shumë proteina sesa mishi. Ajo do të mbajë etiketën “burim alternativ proteine” (sepse ende shumica e njerëzve refuzojnë të hanë insekte).

Është një aplikacion “moodies” që mund të tregojë në ç’gjendje humori je. Në 2020 do të ketë aplikacione që mund të tregojnë nga shprehja jote e fytyrës, nëse po gënjen. Mendoni një debat politik ku tregohet nëse ata po thonë të vërtetën apo po gënjejnë.

Bitcoin mund të bëhet valuta e zakonshme rezervë…!

Jetëgjatësia: Tani që flasim, mesatarja e jetës rritet 3 muaj për vit. Katër vite më parë, jetëgjatësia ishte 79 vjeç, tani është 80 vjeç, vetë rritja po rritet dhe në vitin 2036, do të ketë më shumë sesa një vit rritje në vit. Ne do të jetojmë më gjatë.

Arsimi: Smart phone-at më të lirë janë tashmë deri në 10 $ në Afrikë dhe Azi. Deri në vitin 2020, 70% e gjithë njerëzve do kenë një smart phone. Kjo nënkupton që kushdo do të ketë të njëjtin akses në arsim.

Çdo fëmijë mund të përdorë akademinë Khan për gjithçka që një fëmijë në shtetet e Botës së Parë ka nevojë të mësojë në shkollë. Kanë dalë tashmë programe në Indonezi dhe shumë shpejt do të dalin në gjuhën arabe, suaheli dhe kineze këtë verë. Shoh shumë potencial nëse i japim aplikacionet anglisht falas, që fëmijët e Afrikës dhe të çdo vendi mund të mësojnë të flasin rrjedhshëm anglisht dhe kjo mund të ndodhë brenda gjysmë viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button