Pheniani: Testimi i ri i raketës paralajmërim ndaj SHBA-së

Koreja e Veriut kumtoi sot se testimi fundit i raketës balistike interkontinentale, që u bë të premten në mbrëmje është paralajmërim i ashpër për SHBA-në për shkak të dëshirës së tyre për të imponuar sanksione të reja Phenianit thuhet në kumtesën e agjencisë verikoreane të lajmeve KCTA. Koreja e Veriut thotë se do të përgjigjet në rast të ndonjë provokimi ushtarak nga Uashingtoni.

“Testimi i raketës balistike interkontinetale kësaj here ishte me qëllim që të dërgohet mesazh i ashpër SHBA-së, të cilët i shpeshtuan deklaratat e papërmbajtshme, të cilat e përhapin kanosjen me sanksione dhe të cilat po bëjnë fushatë e cila ka për qëllim të bëjë presion ndaj Republikës Demokratike popullore të Koresë”, thuhet në lajmin e KCTA-së, transmeton BTA.

Sipas ekspertëve, testimi i së premtes dukshëm ishte më i fuqishëm se ai më 4 korrik. Ata vlerësojnë se raketat verikoreane tani munden teoritikisht të mbërrijnë në bregun lindor të SHBA-së, duke e përfshirë edhe Nju-Jorkun.
Testimi i raketave më 4 korrik shkaktoi valë brengosjeje ndërkombëtare lidhur me aftësitë ushtarake të këtij vendi. Që atëherë SHBA-ja bën presion për imponimin e sanksioneve nga KB-ja dhe të Kongresit amerikan kundër Phenianit.
Javën e kaluar disa masa të reja ndëshkuese kundër Koresë së Veriut janë votuar në Senatin e Kongresit.
Në kumtesën e Ministrisë verikoreane të Punëve të Jashtme, nga ana tjetër, bëhet apel që SHBA-ja t’i japë fund “fantazisë së marrë” se mund ta dëmtojë Korenë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button