Bebe Rexha bën publikun rus të qajë në “Evropa Plus” (Video)
Bebe Rexha ka shkëlqyer në festivalin më të madh rus të muzikës.
“Evropa Plus” ka qenë nikoqire e këngëtares shqiptare dje në Moskë. Këngëtarja shqiptare ka kënduar hitet duke emocionuar publikun rus, transmeton Telegrafi.
“The Way I Are (Dance With Somebady)”, “I Got You”, “Me, Myself and I” ishin disa prej hiteve të Bebes, të cilat i këndoi sëbashku me publikun.
Ndryshe, në festival do të perfomojë edhe Dua Lipa dhe Arilena Ara, të cilat paraprakisht ishin shpërblyer me mirënjohje.