Boçvarski: Ka filluar procesi i profesionalizimit të administratës që VMRO e kishte partizuar

Bllagoj Boçvarski, nënkryetar i LSDM-së në preskonferencë për media tha se
VMRO-DPMNE 11 vite i ka keqpërdorur institucionet dhe e ka partizuar shtetin, me çka e shndërroi Maqedoninë në një vend të izoluar.

“Për vetëm disa muaj, nga tetori i vitit 2016, deri në fund të majit të këtij viti, Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka punësuar mbi 7700 persona në administratën shtetërore, ndërsa nga 1 qershori deri më tani, në komunat të cilat janë nën kontroll të VMRO-DPMNE-së janë punësuar mbi 300 persona”, tha Boçvarski.

Ai shtoi se ky është vetëm një nga faktet e shkallës së lartë të partizimit që la pas vetes VMRO-DPMNE dhe fakt që sa më shpejtë të çlirohen institucionet nga ndikimi partiak, për atë arsye, Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka filluar procesin e profesionalizimit të administratës shtetërore.

“Përmes planit reformator qeveritar “3-6-9”, Qeveria ka filluar proces të reformave themelore në administratën shtetërore, që do të sigurojnë institucione profesionale dhe efikase. Pas zgjedhjeve lokale në tetor, procesi i tillë i refomave në administratë do të vazhdojë edhe në nivel lokal. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë meritojnë dhe do të kenë administratë shtetërore që do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do të merret me nevojat e tyre reale. Asnjëherë më nuk do të lejojmë që ndonjë institucion shtetëror të funksionojë si ndonjë shtab partiak ashtu si funksiononte me VMRO-DPMNE-në”, shtoi më tej Boçvarski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button