Kabineti i Edi Ramës jo-transparent dhe neglizhent ndaj mediave të Maqedonisë

Ka disa ditë që në disa media të Maqedonisë qarkullon informata se kryeministri shqiptar Edi Rama do të angazhojë ministra nga Kosova dhe Maqedonia në kabinetin e tij.

Redaksia e Portalb.mk tentoi të kontaktojë me kryeministrinë shqiptare për ta konfirmuar apo mohuar këtë informatë, që mos të spekulohet më tej, por pa sukses. Zëdhënësi i Kryeministrisë dhe Kabineti i Edi Ramës mbeten të shurdhur tri ditë në pyetjen tonë. Mos përgjigja në një pyetje të thjesht, por me rëndësi për lexuesit tanë tregon  jo-transparencë dhe neglizhencë ndaj publikut shqiptar në Maqedoni.

I kontaktuar në të gjitha kontaktet elektronike si dhe përmes profileve në rrjetet sociale, zëdhënësi Endri Fuga mbetet i pakapshëm për koment.

Madje, as ambasada shqiptare në Shkup nuk e pa të arsyeshme ta përcjellë kërkesën tonë në kryeministri. Edhe ata janë të heshtur.

Qasja selektive ndaj mediave, mos dhënia e informatave dhe mos përgjigja në kohë në pyetje të thjeshta janë tregues të qartë se përkushtimi për transparencë në qeverinë e Ramës është tejet i dobët ndërsa fjalët e mëdha për transparencën janë boshe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button