Neymar u tregon shokëve se ku do të luajë në sezonin e ri (Foto)

Sulmuesi brazilian, Neymar u ka thënë shokëve të Barcelonës se do të transferohet në Paris Saint-Germain
Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, Neymar tashmë ka vendosur që t’i bashkohet Paris Saint-Germain dhe nuk ka kthim prapa.

Mundo Deportivo ka bërë të ditur se Neymar iu ka treguar bashkëlojtarëve të ngushtë se do të transferohet në Paris Saint-Germain.

Madje, edhe Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, ia ka hapur derën transferimit të Neymarit në Paris.

“Nëse Neymar dëshiron të largohet, PSG duhet ta paguajë dëmshpërblimin. Nuk do të bëjmë zbritje për asnjë centë”, ka deklaruar Bartomeu.

Tash e disa ditë është duke u përfolur me të madhe se Neymar do t’i bashkohet Paris Saint-Germain.

Lojtari brazilian deri më tani nuk ka qartësuar të ardhmen. Por, këtë pritet ta bëj më së largu deri në fillim të muajit gusht.

Neymar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button