VMRO-DPMNE: Qeveria të fokusohet në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë edhe njëherë tregoi dhe dëshmoi se zgjidhja e problemeve të qytetarëve nuk është prioritet i saj, kumtoi grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Është joseriozitet dhe e papërgjegjësi, theksojnë, Qeveria pas më shumë se dy muaj, pasi çdo ditë qytetarët e Strugës ngulfateshin nga deponia e egër, të sjell vendim për zgjidhjen urgjente të këtij problemi serioz.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë lejoji për dy muaj depoja e egër e Strugës t’i ngulfat struganët, të shkaktojë dëm të madh ndaj shëndetit të qytetarëve, ndaj mjedisit jetësor dhe ta shkatërrojë sezonin turistik në këtë rajon, ndërsa tani pas të gjitha dëmeve të cilat ndodhën paralajmëruan zgjidhje urgjente të problemit”, theksojnë nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button