Projekt për thjeshtësim të procedurave për tatim personal të fitimit, Qeveria pret pagesë të rritur

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme miratoi informatë për statusin e projektit “Thjeshtësim i procedurave për njoftim dhe pagesë të tatimit personal të fitimit”, projekt i financuar nga IPA fondet, realizimi i të cilit do të kontribuojë për mënyrë të lehtësuar të komunikimit të Drejtorisë për të ardhura publike me tatimpaguesit dhe do të thjeshtësohet mënyra e përllogaritjes dhe pagesës së tatimit personal të fitimit.

Projekti, siç qëndron në kumtesën nga pres-shërbimi qeveritar, parashikon edhe ulje të procedurave administrative dhe shpenzimeve, ndërsa është theksuar se nga qasja e re e këtillë pritet pagesë e rritur e tatimit personal të fitimit për rreth 50 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button