Qeveria e miratoi propozimin shtesë për ribalancin e Buxhetit për vitin 2017

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në seancë e miratoi Propozimin për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017, pas debatit të përfunduar të amendamentit në komisionet kuvendore.

Siç informoi pres-shërbimi qeveritar me këtë propozim për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit, përcaktohet 25 milionë denarë shtesë për paragrafe të caktuara dhe ridedikohen mjetet financiare konform nevojave të shfrytëzuesve të buxhetit.

Debati rreth ribalancit të propozuar të Buxhetit në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet përfundoi dje, ndërsa propozimi shtesë nga Qeveria duhet të dorëzohet deri në Kuvend dhe të debatohet në seancë plenare.

Shpenzimet e përgjithshme të Buxhetit janë projektuar në 203.312.000 mijë denarë, të ardhurat në 184.745.000 mijë denarë, ndërsa deficiti 18.567.000 mijë denarë.

Qëllimi është që të zvogëlohen shpenzimet joproduktive dhe sigurimi i hapësirës për realizimin e politikave të Qeverisë së re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button