Qeveria mban seancën e radhës, ja për çfarë do të diskutohet

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot (15:00) do ta mbajë seancën e shtatëmbëdhjetë në të cilën do të shqyrtohet Propozimi i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Rendi i ditës për seancën e sotme parasheh qeveria ta shqyrtojë edhe informacionin e Ministrisë së Financave për statusin e projektit “Thjeshtësimi i procedurave për njoftim dhe pagesën e tatimit personal të të ardhurave për qytetarët” të cilin e udhëheq Drejtoria për të ardhura publike.

Para ministrave do të jenë edhe disa propozime për zgjidhjet e kuadrove, ndërsa gjithashtu do të shqyrtohen edhe propozime dhe çështje plotësuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button