Presidenti Ivanov nuk e di se Zaevi tashmë është kryeministër e jo kryetar komune (FOTO)
Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i dërgoi ftesë Zoran Zaevit në të cilën i drejtohet si “Kryetarit të Komunës së Strumicës”, njofton Portalb.mk.
Nga komuna reagojnë në gabimin e kabinetet të kryetarit Ivanov duke ia rikujtuar se Zoran Zaev tashmë nuk është kryetar komune por kryeministër i Republikës së Maqedonisë.
Kryetari aktual i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, i dërgoi letër presidentit ku i shpjegon se kryerës i detyrës së kryetarit të Komunës është ai dhe Zoran Zaevi nuk është që prej vitit 2006, por pas marrjes së mandatit nga Ivanovi është kryeministër i Republikës së Maqedonisë.
Ftesa nga ana e Ivanovit është dërguar me rastin e festës së Ilindenit.