Ylli i Real Madridit kundër transferimit të Mbappes
Casemiro, mesfushori brazilian, mendon se Real Madridit nuk i duhet asgjë transferimi i yllit të Monacos, Kylian Mbappe.
Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, është kundër transferimit të Kylian Mbappens nga Monaco.
“Ne jemi të vetëdijshëm se ai është një lojtar i madh, por ne kemi këtu BBC-në (Balen, Benzeman dhe Cristianon), të cilët mund të bëjnë kërdi të vërtetë”, ka deklaruar Casemiro.
“Sa më shumë lojtarë që kemi, aq më mirë është për ne. Por unë po them që lojtarët më të mirë janë tashmë këtu”, ka theksuar ai.
“Ne kemi lojtarin më të mirë në botë këtu Ronaldon, pastaj Balen, i cili po punon shumë dhe Benzeman, i cili ka cilësi të shkëlqyeshme, pastaj vijnë Isco, Borja”, ka përfunduar ai.
Marca, të martën, ka raportuar se Real Madridi dhe Monaco kanë arritur marrëveshje për transferimin e Mbappes në ‘Santiago Bernabeu’ për 180 milionë euro. /Express/