Flori synon të sjellë Despacito-n shqiptare?
Flori është ende duke shijuar suksesin e këngës “Nallane 3”, por koncertet vazhdojnë. Ai dhe dj Vivky, Bruno dhe Klajdi janë intervistuar së fundmi për performancat gjatë verës, shkruan Class.
Dj Vicky ka zbuluar sekretin e Florit që, megjithëse ata e organizojnë mbrëmjen paraprakisht me një playlistë në mendjen e tyre, mund të ndodhë që Flori të ndryshojë gjithçka dhe Dj Vicky duhet ta ndjekë live.
Djemtë e Three Dots janë pyetur nëse kanë ndër mend të realizojnë një këngë të katër së bashku. Kushdo do e imagjinonte një supersukses që do të shkundte radiot dhe kanalet muzikore dhe pak a shumë këtë ka thënë edhe Flori, por më konkretisht. “Unë di të them vetëm një gjë…të katër ne, na patë bashkë në një projekt, di të them vetëm një fjalë…despacito”.