Bruno e Flori publikojnë “Ja ke bo vetes” (VIDEO)

Bruno e Flori kanë publikuar këngën e tyre më të re “Ja ke bo vetes”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Bruno ka bërë të ditur se kishin planifikuar që këngën ta sillnin me videoklip, por pas kërkesave të mëdha vendosën që ta publikojnë sot, transmeton Koha.net.

“Detyrohem ta publikoj sot pasi këto ditë kënga ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ishte planifikuar të publikohej me videoklip por pasi shume njerëz tashme e kanë dëgjuar dhe po e kerkojnë, sot në orën 15:00 do ta gjeni në Youtube”, kishte shkruar Bruno.

Muzikën dhe tekstin e kësaj kënge e ka bërë Flori Mumajesi, kurse kënga është prodhim i produksionit Threedots.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button