Takim për reformat në gjyqësi të parapara në Planin 3-6-9

Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Ministria e Drejtësisë sot do të mbajnë takim pune të përbashkët kushtuar implementimit të reformave të Planit 3-6-9 të cilat kanë të bëjnë me gjyqësinë.

Në takimin në Klubin e deputetëve, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, si dhe përfaqësues të institucioneve në kompetencë të së cilave është edhe zbatimi i masave të gjyqësisë të parapara në Planin 3-6-9.

Është paraparë para takimit, Osmani dhe Saliji të japin deklarata për mediat, kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button