Edhe një dasmë tjetër VIP-ash, pas fejesës së fshehtë këngëtarja shqiptare po martohet (FOTO/VIDEO)
Për një kohë të gjatë, dyshimet në media e portale për lidhjen e dashurisë e kanë bërë Big Mama-n të dorëzohet dhe të pranojë se jeta private e saj ka të reja.
Besiana, pavarësisht pyetjeve të gazetarëve, vazhdonte ta mohonte lidhjen derisa pak kohë më parë, në një intervistë për Klan Kosova, pranoi se PO, është në një lidhje serioze dhe ka plane për të ardhmen.
Pak javë më parë, mediat zbuluan se këngëtarja nga Shkupi e ka zyrtarizuar lidhjen në fejesë, ndërsa së fundi Prive mëson se Big Mama dhe partneri i saj pritet të martohen në muajin shtator.
Ende nuk dihen detaje për ceremoninë, por me siguri dasma do të jetë e madhe dhe me shumë të ftuar VIP.