Lulzim Basha rikonfirmohet në krye të PD, fiton ndaj Selamit
Lulzim Basha konfirmohet sërish në krye të Partisë Demokratike. 91.3% e demokratëve që votuan, i besuan sërish Bashës, ndërsa vetëm 8.7% i dhanë votën kundërshtarit të tij në garë, Eduard Selamit. Ishte Jemin Gjana, kryetari i Komisionit Qendror Elektoral në PD, i cili në përfundim të numërimit të kutive nga 68 degët e Partisë Demokratike, shpalli rezultatin përfundimtar, transmeton Koha.mk.
Numri i votuesve është 5.9834. Fletë votimi të dëmtuara gjatë procesit janë 61 copë, të pavlefshme janë 766, të vlefshme janë 59067 te vlefshme. Për kandidatin Lulzim Basha janë 53931 dhe për kandidatin Eduart Selami janë 5136. Komisioni shpall fitues zotin Lulzim Basha”, tha Jemin Gjana. Në zgjedhjet e së shtunës, morën pjesë 59.834 anëtarë me të drejtë vote nga 103.952 anëtarë që ka Partia Demokratike në të gjithë Shqipërinë, ose 57.5 % e të gjithë anëtarësisë.