Kongresi amerikan vendos sanksione të reja ndaj Rusisë: Ndërhyri në zgjedhje
Krerët e të dyja palëve në Kongresin Amerikan kanë rënë dakord mbi legjislacionin që aprovon sanksione të reja ndaj Rusisë për ndërhyrjen e supozuar në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.
Legjislacioni i ri gjithashtu do të kufizonte ashpër aftësinë e presidentit Donald Trump për të hequr çdo sanksion kundër Rusisë, transmeton Syri.net.
Trump u shpreh para disa ditësh se kishte nevojë për liri diplomatike me Kremlinin.
Korrespondentët thonë se marrëveshja dypartiake tregon vendosmërinë e Kongresit për të mbajtur një linjë të fortë kundër Rusisë, pavarësisht nga pikëpamja e zotit Trump.
Autoritetet amerikane po hetojnë për bashkëpunim të mundshëm ndërmjet ekipit të zotit Trump dhe Rusisë.
Agjencitë e inteligjencës mendojnë se Rusia u përpoq të ndihmonte presidentit të vinte në pushtet.