Rexhail Ismaili: BDI e gatshme për zgjedhjet lokale

Deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili, në qendrën për informim në Kuvend, tha se Bashkimi Demokratik për Integrim është e gatshme për zgjedhjet lokale dhe pret që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, t’i shpallë zgjedhjet më 6 gusht ashtu siç paralajmëroi, që të të njëjtat të mbahen më 15 tetor, njofton Portalb.mk.

“BDI është e gatshme për zgjedhjet, janë bërë të gjitha përgatitjet e patjetërsueshme në parti për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në gjysmën e parë të tetorit. Japim mbështetje që të shpallen më 6 gusht. Presim që kuadrot e BDI-së edhe pas zgjedhjeve lokale përsëri të udhëheqin me komunat”, tha Ismaili.

Ai nuk zbuloi detale për kandidatët për kryetarë komunash, por tha se një pjesë e kuadrove me të cilat udhëheqin komunat, kanë dhënë rezultate pozitive dhe se për atë do të jenë përsëri kandidatë për vendet e tyre. Ai paraljmëroi se pritet që të propozohen edhe kuadro të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button