Vetëvritet gruaja, hidhet nga kati i tretë i pallatit

Një grua i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike këtë mbrëmje në Tiranë duke u hedhur nga lartësia në pallatin ku banonte. Nga hetimet paraprake dhe deklarimeve të familjarëve, është mësuar se ajo është shtetasja me inicialet R.K., e cila raportohet se vuante nga depresioni.

Informacioni paraprak i Policisë:

Më datë 18.07.2017, në numrin e Emergjencave 112, rreth orës 21:13, ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Arkitekt Kasemi” është hedhur nga ballkoni një shtetase.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se nga kati i 3 – i pallatit, është hedhur shtetasja, R. P., 48 vjeç, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga hetimet paraprake dhe deklarimeve të familjarëve, është mësuar se shtetasja R.K., vuante nga depresioni.

Vazhdon puna nga ana e grupit hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button