VV hesht për ftesën e presidentit Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur t’i ftojë partitë politike në një takim konsultativ të hënën e ardhshm, njofton Indeksonline. Mirëpo, ende nuk dihet, nëse partitë politike do të pranojnë ftesën e Thaçit, pasi nga zyrtarë të partive të ndryshme kjo ftesë po vlerësohet vetëm humbje kohe, përcjell Portalb.mk.

Indeksonline ka kontaktuar me zyrtarin për informim në VV, Shkodran Hotin për të kuptuar nëse VV do ti përgjigjet ftesës së presidentit, mirëpo nuk është se ka marr ndonjë përgjigje.

Hoti ka thënë se nuk mund të përgjigjet derisa të kuptoj prej kryesisë për vendimin. Sidoqoftë mbetet të shihet për vendimet e partive lidhur me ftesën

Ndërkaq deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se Ramush Haradinaj para disa ditësh ishte shumë i bindur se në fillim të kësaj jave do të bëhej konstituimi i Kuvendit.

Haxhiu thotë se e hënja dhe e martja u kryen , por nuk ndodhi asgjë.

Madje ajo thotë se përkundër përsëritjeve të Haradinajt se ka gjasa që këtë javë të votohet edhe Qeveria, sipas saj po shihet se nuk ka asnjë gjasë.

Ja postimi i plotë i saj:

‘Sa i bindur ishte Ramush Haradinaj (intervista në Klan Kosova e datës 11.07.2017) që në fillim të kësaj jave, të hanën do të bëhet konstituimi i Kuvendit. Madje, thoshte “ka gjasa reale që me ndodhë edhe votimi për Qeverinë”. E hënja u krye. Edhe dita e martë. Pavarësisht përsëritjes tri herë radhazi të Ramushit që ka gjasa me u votu Qeveria, po shihet se Qeveria e tij nuk e ka asnjë gjasë.’

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button