Pse nuk duhet të pini ujë të ftohtë me akull?
Pirja e ujit të akullit mund të jetë e dëmshme sepse ndërhyn me funksionet e tretjes së trupit. Kjo parandalon trupin që të bëjë tretjen e duhur të ushqimit dhe pijeve.
Përveç kësaj, kur pini pije të ftohta, trupi juaj duhet të përdorë energji për të ngrohur lëngun brenda trupit tuaj që në fakt është energjia e nevojshme për funksionet e duhura të tretjes, transmeton Klan Kosova.
Çfarë ndodh kur pini ujë të ftohtë ose me akuj?
- Pijet e ftohta ngushtojkmë enët tuaja të gjakut, ngadalësojnë tretjen dhe pengojnë hidratimin e trupit tuaj.
- Në vend të thithjes së lëndëve ushqyese nga ushqimi, trupi juaj punon në rregullimin e temperaturës dhe kjo rezulton me humbje të ujit.
- Pirja e ujit të ftohtë ndikon në sistemin imunitar poashtu. Domethënë, uji i ftohtë pas një vakti të ushqimit krijon mukus të tepërt në trup, i cili mund të dobësojë funksionet e sistemit tuaj imunitar dhe t’ju bëjë më të prirur ndaj ftohjeve dhe sëmundjeve.
- Nëse hani dhe konusmoni edhe ujë të ftohtë njëkohësisht ose e konsumoni ujin e akullt pas një vakti të ushqimit, temperatura e ujit e ngurtëson yndyrën nga ushqimi që keni ngrënë, duke e bërë të vështirë të tretet yndyrat e panevojshme nga trupi ynë.
Shumë njerëz mendojnë se pirja e ujit të ftohtë mund të jetë e mirë për djegien e kalorive, por në fakt kjo nuk qëndron sepse uji i ftohtë e bën më të vështirë që sistemi i tretjes të funksionojë siç duhet.