SHBA, më shumë europianë ilegalë të deportuar

Masat energjike të presidentit amerikan Donald Trump kundër emigracionit të paligjshëm kanë shkaktuar ankth mes europianëve, që përbëjnë 4% të 11 milionë personave pa dokumente në SHBA, transmeton Top Channel.

“Associated Press” bën një krahasim mes numrit të deportimeve të shtetasve europianë gjatë të gjithë vitit të kaluar, e numrit të regjistruar deri më tani këtë vit.

Shifrat janë mbajtur nga 1 tetori deri më 24 qershor. Rritjen më të madhe të deportimeve e kanë Rumania, Spanja, Italia, Hungaria, Sllovakia, ndërsa janë me rënie Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Britania e Madhe dhe Franca. Ka vetëm një të deportuar nga Serbia e Mali i Zi.

Numri i të dëbuarve shqiptarë ka qenë 32 në vitin 2016, e sivjet është 35, sipas listës së siguruar nga agjencia prestigjioze e lajmeve prej Zyrës amerikane të Emigracionit e Doganave.

Për emigrantët e paligjshëm, qëndrimi në SHBA është bërë më i vështirë. Administrata “Trump” paraqiti në muajin shkurt direktiva të ashpra mbi zgjerimin e rrjetës së deportimit të personave pa dokumente të rregullta qëndrimi.

Në shënjestër, bashkë me ata që dënohen për krime serioze do të jenë edhe emigrantët e arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit e vjedhje. Memot nuk ndryshonin ligjet e emigracionit në Shtetet e Bashkuara, por mundësonin forcimin e masave ekzistuese. Vetëm një muaj më vonë do të raportohej një rënie e ndjeshme e numrit të klandestinëve që hynin në Amerikë nga Meksika.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button