Qeveria e Maqedonisë vendosi të shkarkojë anëtarë nga gjitha bordet e ndërmarrjeve publike, institucioneve shëndetësore, agjencive…

Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme, vendosi të shkarkojë anëtarë nga gjitha bordet e ndërmarrjeve publike njofton Portalb.mk. Në kumtesën e Qeverisë thuhet se këtë e bën për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të Buxhetit të Maqedonisë nga sjellja e papërgjegjshme e disa anëtarëve të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve publike, për të cilat ka të dhëna se janë nënshkruar kontrata të dëmshme të menaxhimit dhe janë emëruar njerëz në pozita drejtuese me përfitime me shuma astronomike.

“Qeveria miratoi shkarkimin e anëtarëve nga të gjitha bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve publike, institucioneve shëndetësore publike, institucioneve publike për punë sociale, agjencitë dhe subjektet e tjera. Gjithashtu, u vendos që të revokojë anëtarët e komisioneve dhe anëtarët e çdo bordi mbikëqyrës dhe bordet e drejtorëve të shoqërive aksionare në pronësi të shtetit, ndërsa për organet rregullatore do të paraqesë një propozim në Parlament për shkarkimin e të tyre”.

Paraprakish, Mile Boshnjakovski është emëruar zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë në seancën e sotme të qeverisë, njofton Portalb.mk. Ai është ish gazetar në disa media dhe ka qenë pjesë e ekipit për marrëdhënie me opinionin publik në kompaninë e komunikimeve T-Mobile.

Ditë më parë nga ky funksion u shkarkua Aleksandar Gjorgjiev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button