Gangnam Style rrëzohet nga froni

Superhiti Gangnam Style i këngëtarit koreanojugor Psy ka qenë videoja më e shikuar në Youtube për 5 vitet e fundit.

Por rekordet janë bërë për t’u thyer dhe Gangnam Style, pavarësisht 2,894,634,238 shikimeve, e humbi kurorën e Youtube ndaj një tjetër videoje të një kënge tej mase popullore, shkruan KP.

Bëhet fjalë për kolonën zanore të filmit “Fast and Furious 7”, “See you again”, të realizuar nga Wiz Khalifa dhe Charlie Puth’s që tashmë ka kaluar 2,896,026,372 shikime.

Kënga e tyre sigurisht që bëri bujë edhe për faktin se është një tribut për aktorin e ndjerë Paul Walker që humbi jetën para përfundimit të xhirimeve të filmit.

Nëse një person i vetëm do të shihte videon e këngës “See You Again” aq herë sa është parë në Youtube, do t’i duheshin 22.000 vjet. Por mbretërimi i videos më të parë në Youtube mbase do të jetë jetëshkurtër, pasi një tjetër hit po përparon me shpejtësi.

Superhiti i verës “Despacito” nga Luis Fonsi ka arritur 2,5 miliardë shikime dhe nuk po ngadalëson aspak. Pavarësisht se kujt i shkon titulli, lajmi më i mirë shkon për kompaninë Universal Music, e cila zotëron të treja këto këngë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button