Zaev: Krimi në Srebrenicë është njollë në ndërgjegjen kolektive të njerëzimit

Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë kryeministri, Zoran Zaev, ka shprehur keqardhje të thellë ndaj familjeve të të gjithë të prekurve në Srebrenicë, por edhe për të gjithë viktimat të cilët e kanë humbur jetën në luftën në Bosnje dhe Hercegovinë, kumtuan nga Shërbimi Informativ i Qeverisë së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Sot, ka theksuar Zaev, e shënojmë dhe kujtohemi në një ditë të mundimshme, për tërë njerëzinë, por veçmas për popullin boshnjak.

“Ajo çfarë ka ndodhur përpara 22 viteve është njëra nga humbjet më të mëdha të vlerave civilizuese dhe leksion që patjetër ta mësojmë, njëherë e përgjithmonë. Si në këtë ditë, përpara 22 viteve, pasi që 8.000 njerëz u vranë, nuk është e mjaftueshme që të përsërisim “kurrë më”, por të përballemi me të kaluarën dhe të përkulemi përpara viktimave. Ky krim ndaj njerëzimit është njollë në ndërgjegjen tonë kolektive, por edhe kujtesa më e fuqishme se patjetër duhet t’i kundërvihemi në çdo formë dhunës dhe të qëndrojmë në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të njeriut”, thotë Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button