Zhbogar: BE do ta mbështesë më fuqishëm Maqedoninë, nëse ka marrëdhënie të fuqishme me fqinjët

“Bashkimi Evropian pret së shpejti të finalizohet marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë pasi që gjithmonë është mirë kur këmbëngulni të keni marrëdhënie me vendet fqinje”, deklaroi shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, në një deklaratë për mediat, njofton Portalb.mk.

Euroambasadori theksoi se sa më të fuqishme të jenë marrëdhëniet me fqinjët të cilët janë pjesë e familjes evropiane, aq vendi do të ketë edhe më shumë mbështetje për të njëjtat në BE.

“Jemi të inkurajuar nga vizitat e kryeministrit Zaev në Sofje dhe të ministrit për Punë të Jashtme në Athinë. Asnjëherë nuk bëni gabim nëse ndërtoni miqësi. Presim, ashtu siç u paralajmërua, marrëveshja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë të finalizohet dhe i njëjti të nënshkruhet në gusht”, deklaroi Zhbogar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button