Mot sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale dhe me erë jugore të dobët deri në mesatare. Pasdite në rajonet malore me kushte për paraqitjen lokale të shiut dhe vetëtimave.

Vlera e indeksit UV do të jetë 9. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri në 21, ndërsa temperatura më e lartë e ajrit gjatë ditës do të jetë në interval prej 31 deri në 39 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë moti me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla dhe me erë jugore të dobët deri në mesatare. Temperaturat do të jenë prej 19/38 gradë Celsius.

Ditëve në vijim vazhdon periudhë e motit kryesisht me diell dhe shumë të nxehtë. Nesër pasdite në pjesët malore do të ketë kushte për paraqitjen lokale të shiut afatshkurtër dhe vetëtimave të rralla. Temperatura e ditës deri të mërkurën do të jetë në rritje graduale, me ç’rast të martën dhe të mërkurën në pjesët më të nxehta përsëri do të tejkalojë 40 gradë Celsius. Ndryshim i caktuar i motit i shoqëruar me erë të përforcuar veriore dhe ulje të temperaturës ditore për rreth 5 gradë Celsius pritet të enjten dhe të premten.

Ulja e temperaturës ditore do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës së ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button