Hejli: Të gjithë e dinë se Rusia ka qenë e implikuar në zgjedhjet amerikane

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Niki Hejli, deklaroi mbrëmë se Rusia është përzier në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe në gjithë botën, dhe se këtë e dinë të gjithë, pavarësisht refuzimit të presidentit Donald Tramp që ta thotë një gjë të tillë.

Sipas saj, Tramp në takimin me homologun e tij rus Vladimir Putin në Hamburg “kishte dëshiruar që ta shikojë në sy dhe t’ia bëjë me dije se ne e dimë që jeni përfshirë në zgjedhjet tona”.

“Të gjithë e dinë se Rusia është përzier në zgjedhjet tona”, ka thënë Hejli për mediat evropiane.

“Dhe këtë nuk e themi vetëm ne. Mendoj se do të dëgjoni edhe liderët tjerë ta thonë këtë”, ka shtuar ajo.

Ajo konstatoi se mohimi rus është i pritshëm.”

“Në këtë mënyrë Rusia do të mundohet ta shpëtojë fytyrën. Por, nuk munden”, theksoi Hejli .

Hejli është pyetur se me cilat sanksione konkrete Moska do të mund të përballet, ambasadorja amerikane ka thënë se për këtë duhet pyetur presidenti Tramp

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button