Presidenti i Venezuelës, Maduro përshëndet dërgimin e liderit të opozitës Lopez në arrest shtëpiak

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro e ka mbështetur vendimin që lideri i opozitës Leopoldo Lopez është transferuar nga burgu ushtarak në arrest shtëpiak.

Maduro në një fjalim televiziv ka theksuar se ky vendim i kontribuon paqes në vend.

Lopez ka lënë kështu qelinë pasi ka shlyer tre nga 14 vitet e dënimit, të dhënë në vitin 2014 për nxitje të dhunës gjatë protestave anti-qeveritare.

Ai po mbahej në një burg në afërsi të kryeqytetit Karakas dhe gjithmonë ka pretenduar për pafajësi.

Venezuela ka përjetuar së fundmi një valë masive protestash anti-qeveritare, të ngjashme me ato për të cilat Lopez u akuzua dhe u fut në burg.

Opozita në Venezuelë kërkon zgjedhje të parakohshme dhe akuzon presidentin Maduro se ka keqmenaxhuar ekonominë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button