Rama: Denonconi abuzimet në zyrat e shtetit

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar qytetarëve që të denoncojnë rastet e abuzimeve në zyrat e shtetit, trnasmeton Top Channel.

“Shumëkush prej jush ka të paktën një eksperiencë negative, të jetuar apo të dëgjuar nga familjarë a miq, në zyrat e shtetit. Do t’i isha falenderues kujtdo prej jush që do ta ndante një eksperiencë të tillë këtu. Nëse do të kishte edhe emra konkretë drejtuesish a punonjësish të zyrës përkatëse, edhe më mirë akoma”, ka thënë Rama.

Ai është shprehur se për të bashkëqeverisur me sukses në katër vitet e ardhshme është shumë e rëndësishme që çdo njeri i zakonshëm të ngrejë zërin kur del i pakënaqur apo, edhe më keq, i fyer nga një zyrë shteti.

“Platforma e bashkëqeverisjes “Shqipëria që Duam”, e cila do t’ju jepet për gjykim në formë paraprake në fillim të javës, do të sigurojë lidhjen tuaj direkte me kabinetin qeveritar, edhe për rastet e eksperiencave negative në zyrat e shtetit”, ka vijuar Rama.

Ai ka shtuar se, komentet e qytetarëve në këtë postim do ta ndihmojnë shumë për të nxjerrë një raport të veçantë për grupin që po punon për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit. “Faleminderit dhe mos ngurroni ju lutem”, shton Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button