Ish-presidenti bullgar, Plevneliev: Tezat e kundërshtarëve të marrëveshjes me Maqedoninë vijnë nga Moska

Bullgaria nuk ka interes më të lartë nga ai që të ketë paqe në Ballkan dhe angazhohet për paqe të përjetshme dhe të qëndrueshme dhe fqinjësi të mirë, deklaroi ish-presidenti bullgar Rosen Plevneliev, duke e komentuar zhvillimin e marrëdhënieve bullgare-maqedonase.

Rosen Plevneliev, i cili ishte president i Bullgarisë në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2017, këtë e deklaroi në “Dita fillon” në Televizionin nacional bullgar.

Sipas Plevneliev, Bullgaria ka shans historik të jetë në rrugën përmes të cilës Bashkimi Evropian do të zgjerohet, ndërsa Maqedonia duhet të hyjë në Evropë, por problemi më i madh i saj, siç tha, është ideologjia e meqedonizmit.

“Kjo është një ideologji e plotë antibullgare, e cila neve na bën fashistë. Kjo është një ideologji e fshirjes, kjo është ideologji e manipulimit të historisë. Bullgaria duhet të dalë dhe qartë të thotë se ne jemi për një Maqedoni të bashkuar dhe të pandarë. Ky është shtet i ri dhe ne duhet t’i ndihmojmë të shkojë përpara. Bullgaria nuk ka nevojë për më shumë territor, Bullgaria është për atë që kufijtë të rrëzohen e jo të zhvendosen. Bullgaria është për paqe të përjetshme dhe qëndrueshme dhe fqinjësi të mirë”, deklaroi Plevneliev.

Për Plevneliev, nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Maqedonisë do të paraqesë bazë të sigurt për zhvillim të marrëdhënieve të ndërsjella dhe përpjekjet në këtë drejtim duhet të përshëndeten.

Plevneliev, gjithashtu, theksoi se seriozisht i ka analizuar “tezat kryesore” të kundërshtarëve të marrëveshjes midis dy vendeve në debatet të cilat zhvillohen në Maqedoni, Bullgari, por edhe në Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button