Përmes fondacioneve të rrejshme Gruevski ka lobuar te këshilltarët e Trampit

Pas publikimit të hulumtimit të NOVATV dhe OCCRP, lobi firma e fuqishme nga SHBA “Merkjuri” e ka parashtruar, në ministrinë amerikane të drejtësisë, listën e detajuat të aktiviteteve të cilat ato i kanë ndërmarrë për klientin e tyre Fondacioni Libertas për të cilin NOVATV dhe partnerët vërtetua se kanë fshehur që punojnë për VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk.

Sipas parashtresave nga “Merkjuri”, në periudhën ndërmjet 16 dhe 16 shkurt ata në emër të klientit “Libertas” kanë realizuar një duzinë thirrjesh telefonike dhe kanë dërguar ose pranuar e-maila nga persona të punësuar në Departamentin e Shtetit në SHBA dhe Këshillin Kombëtar të Sigurisë. Të gjitha thirrjet janë raportuar me lëndë të interesit “Pozicionet e qeverisë Amerikane në formimin e qeverisë së re në Maqedoni”.

Në parashtresë është raportuar se “Merkjuri” kanë realizuar kontakte me Ketlin F. Makfarland e cila gjatë muajve të parë të parë të vitit 2017 dhe në kohën e kontakteve të saja me lobin e VMRO-DPMNE (20 dhe 22 shkurt) dy biseda telefonike të raportuara në FARA) është emëruar për zëvendës-këshilltare për siguri kombëtare të presidentit të SHBA-ve Donald Tramp. Ndërkohë, po në atë kohë, këshilltar është kontroversi Stiv Benon nëpërmjet uebsjatin e të cilit “Breibart” zhvillohej fushata e zezë kundër ambasadorit në Maqedoni Xhes Bejli. USAID dhe Xhorxh Soros, ndërsa punonjësit në agjencinë mediatike shtetërore, si Cvetin Çilimanov, shpesh ishin mysafir i këtij mediumi dhe jepnin intervista të cilat ishin në linjë me strategjinë e VMRO-DPMNE.

Krahas ueb sajtit të tij, fushata e zezë zhvillohej edhe përmes televizionit të fuqishëm “Foks Njuz” që i mbështetë Republikanët, ndërsa gjatë krizës në Maqedoni dhe problemet me formimin e qeverisë dhe parlamentit në vend, “Foks Njuz” publikonte storje që ishin nga rrjeti i lobi teksteve të paguara dhe publikoheshin në mediet konservative në SHBA, ndërsa në Maqedoni në mënyrë të organizuar publikoheshin nga media që e mbështesnin partinë që asokohe ishte në pushtet VMRO-DPMNE. Njëkohësisht, parashtresa e “Merkjuri” zbulon se pikërisht Ketlin F. Mekfarland ka qenë e angazhuar në këtë televizion si analiste për çështje të sigurisë.

VMRO-DPMNE

Me lëndë të njëjtë të interesit është kontaktuar edhe Kristin Çiçone. Mediet amerikane për të shkruajnë se është një nga tre personat me besimin më të lartë të sekretarit amerikan për punë të jashtme Reks Tilerson. Është raportuar edhe një kontakt me Mark Terakoski i cili është në pozitën e Këshilltarit për siguri kombëtare, por edhe me të punësuar të tjerë në Departamentin e Shtetit.

Megjithatë “Merkjuri” edhe kësaj radhe ka dështuar t përmbushë obligimin ligjor dhe të zbulojë se kush është klienti i vërtetë i fshehur prapa fondacionit sekret “Libertas”. NOVATV, gjithashtu, nuk ka dëshmi se lotuesit ia kanë dalë të kenë ndonjë sukses në kontaktet me këto persona.

Cili është fondacioni Libertas dhe si “ Merkjuri” i ka shkelur ligjet lexoni në vazhdim.

Si ndihmoi Dimitriev që lobimi i partisë të paguhet me para të popullit

Lobim kah e djathta

Gjatë konflikteve më intensive me armiqtë politikë të vendit, funksionarët e VMRO-DPMNE marrin rrugën për në SHBA që personalisht të takohen me politikanë dhe gazetarë.

Kryesori në këto përpjekje, sipas intervistave, është Vladimir Gjorçev, politikan i ri ambicioz dhe konservativ me lidhje të forta me konservatorët jashtë vendit e posaçërisht në SHBA. Në periudhën 2016 dhe 2017 ai ka udhëtuar disa herë për në SHBA.

“Ashtu e kuptova tregimin për Maqedoninë. Vlad nga parlamenti maqedonas ka lobuar për këtë”, thotë në bisedën telefonike për NOVATV, gazetari Li Stranahan i cili ka shkruar në temën Sorosi dhe Maqedonia për “Braitbart” në shkurt të këtij viti.

“Ai bisedonte gjithandej me njerëzit të cilët nuk dinin shumë për këtë temë. As unë nuk dija shumë”, shton Stranahan.

“Kur shkruani për ueb sajt konservator, gjithmonë kur ta përmendni Xhorxh Soros në titull ajo është mirëdita”, thotë ai duke shtuar se është i bindur se raportimi i tij pavarësisht i ka vërtetuat tezat e Gjorçevit.

Vlatko Gjorçev refuzoi të bisedojë në këtë temë dhe t’iu përgjigjet pyetjeve që kanë të bëjnë me këtë hulumtim.

Njëkohësisht “Mjerkui Pablik Afairs” ka nënshkruar marrëveshje jo-transparente dhe potencialisht jo të ligjshme për lobim ku përfshihet Maqedonia. Dokumentet e parashtruara në Ministrinë amerikane të drejtësisë në fillim të shkurtit tregojnë se “Merkjuri” ka qenë e angazhuar nga një farë “Fondacioni Libertas”, shoqëri korporatave me kontratë mujore me lotuesit prej 15,000 dollarë për “punët e qeverive, e jashtme dhe publike në Rumani, Bullgari, Maqedoni, Serbi dhe Greqi”.

Me sa duket “Libertas” është organizatë e hapur posaçërisht dhe me dedikim të posaçëm e cila nuk ka fare aktivitete tjera. Është themeluar në gusht ose vetëm një ditë para se “Merkjuri” të parashtrojë dokumentet finale në Kongresin e SHBA-ve ku e deklarojnë aktivitetin e tyre të lotimit. Adresa në të cilën është regjistruar “Libertas” në SHBA është në Bruklin Njujork, në të  njëjtin vend ku ka zyrë për kontabilitet.

Sipas parashtresave në FARA dhe dokumentet e regjistrimit në Njujork, emri i vetëm i botuar publikisht nga personat përgjegjës është emri i 38-vjeçit Begzod Isakdjanov na Uzbekistani, i cili gjithashtu jeton në Bruklin. Ai nuk i përgjigj pyetjeve që ia dërguam.

Megjithatë ekziston edhe një dëshmi tjetër që e lidh “Merkjuri” drejtpërdrejt me Maqedoninë. Qeveria e Maqedonisë i ka dhënë kontratë që kap shumën prej 150,000 dollarë një firme nga Londra “Merkjuri” themelues të cilës janë drejtorët e “Merkjuri” në SHBA. Marrëveshja është lidhur në nëntor të vitit të kaluar, por u bë publik vetëm në maj ose një ditë para se kryeministri teknik Emil Dimitriev të largohet nga funksioni. Marrëveshja ka të bëjë me aktivitete nga sfera e marrëdhënieve me publikun, transmeton Portalb.mk

Nuk është e qartë nëse kjo marrëveshje është e ndërlidhur me marrëveshjen e “Merkjuri” me “Libertas” ose, për ndonjë punë tjetër. Ky zbulim i nxiti pyetjen vallë VMRO-DPMNE ka paguar për shërbimet që i ka pranua me para të popullit.

Anëtar i organit me të lartë të partisë, Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE, bisedoi me përfaqësues të NOVATV dhe OCCRP me kushte që emri i tij të mbetet anonim dhe tha se “Merkjuri” ka punuar për VMRO-DPMNE, ndërsa mes të tjerëve, Vlatko Gjorçev ka qenë kontakti për këto aktivitete.

“Nuk e di kush e ka hapur fondacionin”Libertas”, por e di se “Merkjuri” punon për VMRO-DPMNE”-thotë ai. “Dhe jo vetëm për ata, kishte një farë koordinimi me grupe të tjera të interesit në rajon dhe më gjerë nga shtete të tjera” thotë ai, por nuk e elaboroi se si është dukur ajo punë, duke theksuar se nuk ka qenë aq i përfshirë në këto çështje

Kur i pyetëm “Merkjuri” nëse dhe çfarë kanë punuar për VMRO-DPMNE, partneri në firmën Vin Veber tha: “Kemi punuar diçka për ata, por nuk e di çka konkretisht për shkak se unë nuk isha i përfshirë në atë punë, ashtu që për detaje më duhet t’ju udhëzoj te ndonjë partner tjetër në firmë”.

Nikolla Gruevski

Ajal Frenk, zëvendës-kryetar në “Merkjuri” tha vetëm shkurtë se “Libertas është organizatë joqeveritare dhe ata kanë punuar në pajtim me rregulloret e FARA”.

Në pyetjen për klientët e huaj mbrapa “Libertas”, Frenk e ndërpreu bisedën.

“Tani më duhet ta mbyll, ok?”

Ata pastaj nuk u përgjigjën në pyetjet e dërguar me e-mail.

Kreg Hollman, ekspert për lobim në tink-tenk të Uashingtonit “Pablik Sitizën” thotë se marrëveshja mes “Libertas” dhe “Merkjuri” është vepër penale potenciale.

“Me të vërtetë është aktivitet i dyshimtë. FARA është kristal e qartë për emërimin e klientëve të huaj dhe nuk lejohet ata fshihen si shoqëri jofitimprurëse. Në këtë rast, ky është obligim i “Merkjuri” që tërësisht t’i zbulojnë emrat e entiteteve të huaja të cilat e kanë angazhuar. Këtu, kjo nuk ka ndodhur.”

Kjo nuk është hera e parë “Merkjuri” dhe Veber që dështojnë në punën në pajtim me rregullat e FARA. Problemi me mos zbulimin e shfrytëzuesve të huaj të lobi shërbimeve tani ka marrë rrjedhë të re pasi shefi i mëparshëm i fushatës së Donald Tramp, Pol Manafort, si dhe këshilltari i mëhershëm ”për siguri kombëtare Majkël Flin, dështuan të paraqesin se kanë punuar për interesa të huaja. Pjesë e punës së Manafort për partinë pro-ruse të udhëhequr nga ish presidenti ukrainas Viktor Janukoviç ishte e paraqitur nga ana e “Merkjuri”, më pas dhe nën presion të publikut, në format e FARA.

Në prill të këtij viti, sipas atij parimi, “Merkjuri” dhe një lobi firmë tjetër të fuqishme “Podesta Grup”, kanë bërë raportime të vonuara të aktiviteteve të tyre në lidhje me lobi punën e realizuar në vitin 2012 për presidentin e atëhershëm të Ukrainës, Janukoviç, por të përfaqësuar nëpërmjet OJQ – “Qendër Evropiane për Ukrainë moderne”. Gjithashtu edhe në rastin me “Libertas” ata nuk kanë paraqitur se punojnë për parti politike, ndërkaq në këtë rast ka punuar pikërisht Manafort.

Nëse e krahasojmë shembullin ukrainas, kjo tregon se puna e “Merkjuri” me “Libertas” është në minimum e pa organizuar, ndërkaq në rastin më të keq “ata kanë marrë pjesë në mbulimin e klientit të huaj”, thotë Hollman duke shtuar se Ministria e drejtësisë në SHBA rrallë i ndjek shkelësit e ligjeve.

Deri sot nuk është e qartë se çka konkretisht lobi grupimi i fuqishëm ka punuar për fondacionin anonim “Libertas”.

Adam Erelli, ish ambasador i SHBA në Bahrein i cili ka qenë edhe zëvendës kryetar në “Merkjuri” nga viti 2013 deri në vitin 2016, ka shkruar së paku dy tekste për Maqedoninë. I pari, për Handelsblatt Global, që u shfaq në 20 korrik, pak kohë para se “Merkjuri” të nis punën e vet për “Libertas” në muajin gusht. Erelli është madje edhe i regjistruar si lotues në parashtresën e parë të “Merkjurit” në Kongresin. Тekst  tjetër i tij që ishte i rreptë dhe kritik për punën e Prokurorisë Speciale Publike u publikua në mediumin amerikane “The Hill” në nëntor, shkurtë pasi Erelli u largua nga “Merkjuri”. Asnjë nga këto tekste nuk përmend nëse janë pjesë e lobi përpjekjeve të “Merkjurit”.

Në bisedë telefonike, Erelli thotë se asnjë prej atyre teksteve nuk kanë qenë të paguara.

“I shkrova për shkak se më intereson Maqedonia”, tha ai.

Segmenti i kësaj storjeje me titull “Lobim kah e djathta” është ekstrakt i hulumtimit të madh të NOVA TV dhe OSSRP. Versionin maqedonas të hulumtimit të plotë lexojeni këtu.  Versionin në gjuhën angleze lexojeni këtu.  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button