Avokati Davidoviq do të kandidohet për vendin e Zvërlevskit

Derisa prokurori shtetëror, Marko Zvërlevski, po i numëron minutat e fundit në këtë post, janë paraqitur emrat e parë për t’ia zënëvendin, njofton Portalb.mk.

Avokati, Xvonko Davidoviq konfirmon se ai do të jetë njëri nga kandidatët për postin e prokurorit shtetëror.

“Ambicie për trashëgim të Zvërlevskit nuk kam, por të bëhem prokuror shtetëror kam. Me vite kam folur kur të gjithë kanë heshtur për të gjithë atë që i ka kushtuar gjyqësorit dhe prokurorisë. Nuk ekziston lëndë e cila është e rëndësishme, ndërkaq unë të mos ta kem përfaqësuar, përskaj saj, gjatë kohë jam në gjyqësor dhe i di problemet dhe për dallim nga tjerët flas publikisht. Do të dorëzoj kandidaturë, por pa dallim kush do të zgjidhet, do të doja të jetë profesional dhe njeri i cili ka guxim dhe ka folur për problemet dhe gjendjen që nga koha, dhe  jo tani”, thotë Davidoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button