Arkeologët gjejnë skelete gjigandë 5000-vjeçar

Arkeologët në Kinë kanë zbuluar një varr 5000-vjeçar të vjetër dhe përmasat e skeleteve janë 2 metra të gjatë.
Zbulimi i njerëzve ‘jashtëzakonisht të gjatë dhe të fortë”, u gjetën në fshatin Jiaojia, pranë zonës Jinan që ndodhet në Kinën Lindore.

Arkeologët filluan gërmimin e rrënojave të 104 shtëpive, 205 varreve dhe 20 gropave flijuese në Shandong në vitin 2016.  Skeletet janë nga një qytetërim i vonë neolitik, i vendosur afër lumit të Verdhë.

Fang Hui, kreu i Universitetit të Historisë dhe Kulturës tha:-“Zakonisht bujqërit  në atë kohë kishin burime të pasura ushqimore dhe për këtë arsye fiziku i tyre ndryshoi”.

Arkeologët gjetën dëmtime në kokë dhe kockat e këmbëve të disa prej trupave që mendohet të jenë shkaktuar nga betejat e pushtetit midis njerëzve të rangut të lartë. (gazeta-Shqip.com)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button