Donjeta Sadiku siguron medalje në Kampionatin Evropian

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku (57 kg) ka bërë mrekullinë e radhës, e cila është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian për të reja në boks.
“Donjeta Sadiku edhe një herë tregoi se nuk është rastësisht kampione. Donjeta boksoi në çerekfinale në luftë për medalje kundër francezes shtatlartë Victoire Piteau.

Donjeta bombardoi francezen me goditje te njëpasnjëshme, duke e sulmuar gjatë tri raundeve dhe francezja u ndëshkua me vërejtje publike nga gjyqtari.  Donjeta siguroi medaljen e bronztë dhe në gjysmëfinale do të boksoi ndaj hungarezes, Angela Nagy”, ka thënë Latif Demolli, zëdhënës i FBOXK-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button