Pep Guardiola zbulon arsyen pse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo

Pep Guardiola e njeh sulmuesin Lionel Messi më mirë se kushdo tjetër. Ndërmjet viteve 2008 dhe 2012, ish trajneri i Barcelonës ka drejtuar 30-vjeçarin disa herë drejt titullit në Ligë të Kampionëve dhe Topave të Artë.

Ata kishin një raport që lulëzonte që nga dita e parë, transmeton portali arbresh.info. Messi ishte tifozi më i madh i Guardiolas dhe anasjelltas. Pep Guardiola ishte në dijeni se si të menaxhonte sulmuesin argjentinas të talentuar gjatë kohës së tij në Camp Nou.

Pep Guardiola dhe Lionel Messi

Trajneri aktual i Manchester City ka folur sërish për fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë duke iu referuar atij si “lojtari më i mirë” që ai ka parë ndonjëherë. Në një intervistë për ‘LEsportiu’, Guardiola shpjegoi pse Lionel Messi është më i miri.

“Ai është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë. Gjëja më e mirë e tij nuk është ajo që bënë, por ajo se sa thjeshtë e bënë që të duket”, tha fillimisht Guardiola.

“Ai nuk është thjeshtë lojtari më i mirë vetëm sepse mund të kaloj tre ose katër lojtarë, është lojtari më i mirë sepse ai e bënë këtë më mirë se kushdo tjetër në botë”

Debati ndërmjet Ronaldos dhe Messit do të vazhdoj përgjithmonë, por Guardiola mendon që Messi është në krye kur bëhet fjalë për këtë rivalitet.

Cristiano mund të jetë prapa për nga numri i Topave të Artë, por performancat e tij gjatë 12 muajve të kaluar sigurisht se kanë triumfuar ndaj yllit të Barcelonës.

Sa i përket Topit të Artë, në muajin qershor, Ronaldo nxiti reagime të shumta kur pëlqeu foton më poshtë ku gjendet ai dhe fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë./arbresh.info

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button