Pas dy vjetësh Dukesha Kate Middleton ndryshon look, ja sa e bukur duket (FOTO)

Dukesha e Kembrixhit pas një kohe relativisht të gjatë ka ndryshuar look.

35-vjeçarja Kate ka mbajtur gjithmonë të njëjtën gjatësi flokësh, por kësaj radhe ka vendosur t’i shkurtojë ato.

Edhe pse nuk është ndonjë ndryshim shumë i madh, Dukeshës i vihet shumë në pah pasi ne ishim mësuar ta shihnim atë pothuajse njësoj që prej vitit 2015, me flokët me një gjatësi mesatare të valëzuar në një formë shumë natyrale.

Por në Wimbledon ajo u shfaq më ndryshe, flokët e prera mbi sup, me një fustan të Dolce & Gabbana të bardhë me pika të zeza, dhe sigurisht buzqeshjen që nuk e heq asnjëherë nga fytyra.

Kate duket se ka bërë revolucion në familjen mbrtetërore.

Ajo herë pas here ka tërhequr vëmendje me pamjen e saj pasi jo gjithmonë i përmbahet protokollit, duke veshur fustane më të shkurtra, me mëngë mbi bërryla, pantallona, dhe sot me modelin e saj të flokëve.

Nëse dukesha do të vazhdojë kështu, nuk do të çuditeshim nëse do të ndryshonte dhe ngjyrën e flokëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button