Taravari do të punësojë infermiere në Spitalin “8 Shtatori”

Do të kërkohet zgjidhje e shpejtë që të punësohen 30 deri 60 infermiere në Spitalin “8 Shtatori”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari pas vizitës së sotme në këtë spital, i cili para disa muajve mbylli disa salla operative për shkak mungesës së personelit, njofton Portalb.mk.

“Prej këtu do të shkoj në seancë në Qeveri. Do të bisedoj edhe me ministrin e Financave edhe me kryeministrin që sa më shpejtë ta zgjidhim problemin. Të punësojmë të paktën me marrëveshje në vepër një numër të infermiereve, me të cilën do ta zgjidhnim situatën dhe pastaj të punësojmë edhe një grup të infermiereve që të arrijmë optimalen, që është 60 punësime”, deklaroi Taravari.

Ka mungesë të infermiereve dhe të mjekëve në spital.

Drejtori i spitalit “8 Shtatori”, Sasho Stojçev, tha se spitali punon intensivisht dhe shpresoi se me punësimet e reja do të mund t’i hap sallat e operacionit dhe listat në pritje do të shkurtohen.

“Mbingarkesa e personalit të mesëm mjekësor është shkaku kryesor për mbylljen e reparteve të caktuara, të cilat në periudhën e verës u mbyllën. Kapacitetet asnjëherë nuk kanë qenë të përgjysmuara, 80 krevate janë akoma të mbyllura për shkak se tjerët janë 95% të mbushura”, deklaroi Stojçev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button