Uji i pijshëm në Tiranë, vijon aksioni i Task Forcës

Task Forca e Bashkisë së Tiranës ka vijuar aksionin në terren për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit. Në një ditë grupet e punës kanë vendosur 32 gjoba ndërsa tre persona janë shoqëruar në polici.

Task Forca e ngritur në kushtet e emergjencës për ujë ka verifikuar mbi 1 mijë abonentë në të gjithë Tiranën, ka shkëputur 318 lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit pasi uji i pijshëm përdorej për ujitje, ka vendosur 21 gjoba për familjare dhe 11 të tjera për biznese.

Të dhënat vijnë nga Bashkia e Tiranës, e cila së bashku me ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve vijojnë monitorimin e situatës në terren.

Grupet e punës u përqëndruan në zonën e Dajtit, Babrrusë, Kombinatit, Rrugën e Kavajës, Pallati me Shigjeta e “Ali Demi”.

Një pjese të rasteve, bashkia thotë se I ka referuar në prokurori, ndërsa tre persona janë shoqëruar në polici.

Ndërkohë që janë lidhur një numër I konsiderueshëm kontratash të reja, vemendje i është kushtuar eleminimit të abuzimit me ujin e pijshëm nga ana e subjekteve private ku janë marrë të gjitha masat për ndërprerjen e lidhjeve të ujit që përdorej nga lavazhet e makinave apo për ujitje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button