Basha: Pushteti oligarkik degjeneron në pushtet të dhunës

Në reagimin e parë pasi deklaroi ngrirjen e postit të tij në krye të PD deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, kryedemokrati Lulzim Basha ka leshuar akuza te forta per ate qe po ndodh ne lulishten te parku i autobuseve ne kryeqytet.

Përmes një statusi në profilin e tij ne FB, Basha leshon akuza të forta ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, lulishtja po prishet me vullnetin e Rames dhe Veliajt, ne favor te klientit te tyre.Postimi i Bashës

Lulishtja pranë parkut të autobuzave ishte një nga investimet e mia si kryebashkiak në shërbim të qytetarëve të një prej zonave më të populluara të Tiranës. Erjon Veliaj, vegël e bindur në duart e oligarkisë që sundon vendin, e shkatërroi këto ditë lulishten dhe lejoi betonizimin e saj në favor të Besnik Sulajt, klientit të rëndësishëm të Edi Ramës.

Qytetarëve të revoltuar ata iu përgjigjën dje me dhunën e policisë. Edhe më i rëndë qe dhunimi i të drejtave të qytetarëve nga mediat kryesore të vendit të kontrolluara nga oligarkia, të cilat e fshehën protestën dhe dhunën e policisë.

Ndërkohë, Shqipëria po përjeton këto ditë mungesë dritash dhe uji sepse paratë publike u përdorën për të manipuluar votën dhe jo për të blerë energji për njerëzit.

Pushteti oligarkik herët a vonë degjeneron në pushtet të dhunës dhe të errësirës. Përballja me të është sot sfida kryesore e opozitës dhe e të gjithë njerëzve të ndershëm për të ndalur rrënimin e qyteteve, të ekonomisë dhe të ardhmes tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button