Zaev uron Ramën: Jam i bindur se do të vazhdojë përkushtimi juaj në proceset demokratike dhe reformuese

Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev sot i dërgoi urim kryeministrit shqiptar Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

“Zgjedhjet demokratike në Republikën e Shqipërisë e tregojnë përcaktimin e qytetarëve të Shqipërisë drejt respektimit të vlerave evropiane, të cilët janë ardhmëria e shtetit, por edhe të tërë rajonit. Jam i bindur se do të vazhdojë përkushtimi juaj drejt proceseve demokratike dhe reformuese, sipas standardeve të BE-së dhe NATO-s”, thekson Zaev në urimin.

Besoj, shton Zaev, se do të vazhdojë edhe bashkëpunimi miqësor dhe parimor mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë përmes respektimit të ndërsjellë, mirëkuptim dhe mbështetje, në interes së sigurimit të një jete më cilësore për qytetarët e dy shteteve tona, si dhe  për zhvillimin e stabilitetit të Ballkanit në tërësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button