Presidenti i Bullgarisë e mbështet perspektivën evropiane të vendeve ballkanike

Presidenti bullgar Rumen Radev shprehu mbështetje për inkuadrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE përderisa ata i realizojnë kushtet për anëtarësim dhe theksoi se kjo do ta forcojë sigurinë rajonale, shkruan gazeta greke “Katimerini”.

Radev, i cili hyri në detyrë si president në janar, deklaroi se vizita e tij në Greqi ka rëndësi simbolike, transmeton BTA.

Gjatë vizitës së parë në vend, Radev theksoi në një intervistë për “Katimerini” se vizita është “porosi e rëndësishme politike e cila shpreh dëshirë që marrëdhëniet midis dy vendeve të vazhdojnë të zhvillohen dhe thellohet në të gjitha sferat nga interesi i përbashkët në bazë të vlerave të ndara”.

i pyetur për mosmarrëveshjet paraprake midis dy vendeve, Radev theksoi se është e rëndësishme të shikohet përpara. “E kaluara është një mësues i vlefshëm, por i cili shikon mbrapa shumë shpesh, ekspozohet në rrezik që të pengohet dhe rrëzohet”, deklaroi presidenti bullgar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button