Kupa e Maqedonisë i takoi Rabotniçkit

Rabotniçki ka fituar trofeun e tretë në Kupën e Maqedonisë, pasi në finale e ka mundur Metalurgun me rezultatin 2:0. 

Në epërsi “romantikët” kaluan minutat e fundit të pjesës së parë, kur nga pika e bardhka shënuar Borçe Manevski, ndërsa në këtë pjesë, nga minuta e 32 Metalurgu luajti me një lojtar më pak, shkaku i kartonit të kuq që e mori Peev. 

Në pjesën e dytë futbollistët e Metallurgut tentonin të barazojnë rezultatin, mirëpo pa ndonjë rast konkret. 

Taulant Seferi në minutën e 90 ka pasur rastin më ideal për të vulosur fituesin, mirëpo edhe pse u gjend sy me sy me portierin e Metallurgut, Efremov ky i fundit doli fitues.  
Dy minuta më vonë ajo i shkoi për dore Petrovit, i cili pas një kundërsulmi shënoi për 2:0.  
Paraqitje të mirë në radhët e skuadrës nga Hekurana kishte Sedat Berisha, i cili megjithatë nuk arriti të fitojë trofeun e shumë dëshiruar. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button