Në ndeshje basketbolli, u shkepën boksa (VIDEO)

Ndeshja basketbollistike në mes Rabotniçkit dhe Kumanovës, do të mbahet mend më shumë për faktin se u përleshën me grushte basketbollistët dhe se u përjashtuan 16-të, basketbollist. 

Incidenti i cili është një ndër më të shëmtuarit në historinë e basketbollit vendor, nisi në minutën e 23-të, kur në luftë për një “top të vdekur” me autorë Simonovski dhe Lukoviq ndodhi një përleshje e madhe fizike, e ku më pas u përfshinë të gjithë basketbollistët.
Situata u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së njësisë speciale, me ç’rast mysafirët ishin larguar drejt dhomave të zhveshjes.

Ndeshja filloi pas një ore pauzë, ndërsa në parket u paraqitën vetëm nga 4 basketbollistë.
Në këtë stil të lojës, “katër ndaj katër” më të suksesshëm u treguan vendasit të cilët në fund shënuan fitore me rezultatin 90:70, që ishte fitorja e 4-të në 8 xhirot e zhvilluara në kuadër të Superligës.

Aktualisht Rabotniçki me 12 pikë ndanë pozitën e tretë me Lirinë, ku këto dy ekipe do të luajtën me 10 maj një ndeshje super derbi, për të kap pozitë më të mirë në tabelë. / Portaln

Lajme të ngjashme

Back to top button