Atletico ose Barca për titull, Reali dorëzohet

Real Madridi është përshëndetur nga gara për titull në La Liga. Skuadra e Ancelottit është ndalur në barazim në udhëtim te Valladolid. 1:1 ishte rezultati final i ndeshjes.
Realit iu vështirësua puna kur me të startuar ndeshja, Ronaldo u zëvëndësua pasi ndiente dhimbje në këmbë.

Ramos shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 35 nga gjuajtja e lirë. Mysafirët ishin këmbëngulës në pjesën e dytë për të barazuar. Osorio në minutën e 86 e dridhi Realin duke barazuar 1:1.

Me këtë barazim, Reali edhe matematikisht është jashtë garës për titull, ndërsa titulli pritet të përcaktohet në ndeshjen e fundit mes Barcelonës dhe Athletico Madridit.

Lajme të ngjashme

Back to top button