Rama që tani në hall, koalicion me të nuk dëshiron as LSDI, as PD

Kryeministri shqiptar dhe lider i partisë Socialiste në mënyrë kategorike e hodhi poshtë mundësinë për koalicion me partnerin e deritanishëm qeveritar, Lëvizjen për integrim Socialist (LSI) pas zgjedhjeve të 25 qershorit, por nuk e hedh poshtë atë mundësi me Partinë Demokratike.

I pyetur nëse hedhë poshtë koalicion të mundur me PD-në, Edi Rama, duke marrë pjesë në një emision televiziv, mbrëmë deklaroi se “çdo skenar është i hapur në bazë të vendimit të popullit”.

Ndaj kësaj, në mënyrë shumë të shpçejtë u kundërpërgjigj Ilir Meta, ish-lider i LSI-së dhe  shef i shtetit, duke thën[ se me këtë deklaratë Rama ia ka lehtësuar punën dhe se LSI është e gatshme të bashkëpunojë me PS-në, por pa Ramën.

“Dyshja Rama-Basha nuk ka kurfarë gjasash për të fituar 71 deputetë. Ka shumë socialistë dhe demokratë të dëshpëruar. Gjithashtu ka edhe shumë parti të tjera të cilat gjithsesi do të fitojnë vende deputetësh. U bëj thirrje të gjithë atyre qytetarëve të cilët janë të lodhur nga politika që ta zgjedhin alternativën e nevojshme”, porositi Meta.

ramës përgjigje negative i dha edhe lideri i demokratëve, Lulzim Basha, i cili deklaroi se koalicioni me PS-në është i pamundur, sepse “reformat nuk realizohen ashtu”.

“Nuk është i mundur një koalicion me PS-në, sepse reformat nuk realizohen ashtu. Unë them ulje taksash, ai thotë rritje. Do të thotë, diçka e tillë është e pamundur në Shqipëri. Marrëveshja me Ramën ishte për zgjedhje të drejta dhe të lira, por jo edhe për qeveri”, deklaroi Basha.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen të dielën, më 25 qershor, ndërkaq sot në mesnatë hyn në fuqi heshtja zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button